Koci: Myslimanët më thonë “Ky katoliki”, katolikët “Nuk është krejt katolik”

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 15:24
 Koci: Myslimanët më thonë “Ky katoliki”, katolikët “Nuk është krejt katolik”

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka uruar qytetarët për festën e Krishtindjeve, shkruan "Kosova Sot Online".

Koci përmes një shkrimi ka shkruar se praktikuesit e fesë islame, i thonë  “Ky katoliki”.

Kurse, katolikët i thonë se “nuk është krejt katolik”.

Koci ka shkruar se është fëmijë i martesës së përzier dhe se gjyshin e ka pasur hoxhë.

Postimi i plotë:

1.

“Ky katoliki” - më thonë pas shpine shumë musliman praktikues të fesë, por edhe të tjerë, duke e mohuar faktin që e kam pasë gjyshin hoxhë me nam.

Madje, si të sharën më të madhe e përdorin sintagmën primitive: “Nuk është shqiptar por katolik”.

2.

“Nuk është krejt katolik” - më thonë një grusht katolikësh, mu për shkak të hoxhës, gjyshit.

Dorën në zemër, pjesa katolike shumë më pak e përmendin në aspektin pezhorativ, faktin që jam fëmijë i martesës së përzier.

Sidoqoftë, jam ky që jam. Unik.

Prandaj, gëzuar krishtlindjen - katolik dhe musliman.

Fat dhe mbarësi për të gjithë.

Festat na bashkofshin!

(Kosova Sot Online)