Natasha Pirc Musar merr detyrën si presidente e Sllovenisë

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 16:50
Natasha Pirc Musar merr detyrën si presidente e Sllovenisë

Natasha Pirc Musa, mori detyrën si presidente e Sllovenisë nga paraardhësi i saj Borut Pahor në pallatin Presidencial në Lubjanë, një ditë pasi u betua në Parlament, përcjell "Kosova Sot Online".

Në zgjedhjet presidenciale të tetorit, me 26.88 për qind të votave, ajo shkoi në raundin e dytë si e dyta, duke u radhitur pas rivalit të saj Anzhet Logar, i cili mori 33.95 për qind të votave. Në raundin e dytë, më 13 nëntor Pirc Musar mori 53.89 për qind të votave kundrejt 43.6 për qind që mori Logar.

(Kosova Sot Online)