Nga të shtënat me armë një vik*timë dhe disa të plagosur

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 12:34
Nga të shtënat me armë një vik*timë dhe disa të plagosur

Në natën e Krishtlindjeve në një lokal në Wallasey, pranë Liverpool-it,  janë raportuar të shtëna me armë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Si pasojë e të shtënave me armë një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia është duke hetuar për vrasje, kanë bërë me dije oficerët.

Ende nuk dihet identiteti i autorit që ka hapur zjarr duke lënë pas një viktimë dhe më pas është larguar. Ndërsa theksohet se zona është shumë e frekuentuar nga të rinjtë.

(Kosova Sot Online)