Dy aksidente në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 13:17
Dy aksidente në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë

Dy aksidentet raportohet se kanë ndodhur në segmente në fshatrat e Vushtrrisë, më saktësisht afër Pestovës dhe Nadakovcit.

Në njërin nga dy aksidentet vetura përfundoi jashtë rrugës, aksident ky ku ka edhe të lënduar të cilët u bartën drejt spitalit me auto-ambulancë.

Aksidenti i dytë u shënua mes dy veturash, veç me dëme materiale.

(Kosova Sot Online)