Detaje për dy aksidentet që ndodhën në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 14:01
Detaje për dy aksidentet që ndodhën në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë

Dy aksidente, kanë ndodhur sot në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga Policia kanë dhënë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se këto aksidente kanë ndodhur paradite.

Ai bëri të ditur se njëri është vetasident, ku është lënduar një person.


Ndërsa, në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar dy persona.

“Paradite kanë ndodhë. Njëri është vetaksident me një të lënduar, ndërsa në aksidentin tjetër janë përfshirë tri vetura me dy të lënduar”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)