Kush ia ndaloi patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës!

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 16:54
Kush ia ndaloi patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës!

Si përherë edhe kësaj radhe Kisha Ortodokse Serbe ankohet se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me vlerësimin se është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku serb u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që “të ndalojnë së shkelurit e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë”.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi zyra e tij.

(Kosova Sot Online)