Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur që u nxorr me dhunë nga lokali

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 07:49
Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur që u nxorr me dhunë nga lokali

Dje në Prishtinë është publikuar një video e një vajzë të mitur, e cila u nxor jashtë me dhunë nga një lokal, përcjell "Kosova Sot Online". 

Kjo vajzë e moshës së vogël derisa ishte duke kërkuar lëmoshë, është larguar me dhunë nga një punëtor i lokalit.

Kurse, Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar nga policia të nisin hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur

Ministri Faton Peci ka reaguar duke thënë se nuk mund të mbahet përgjegjës për ndonjë veprim që ndodh në ndonjë lokal ku ka qëlluar rastësisht.

“Së pari, distancohem nga secili akt që përcjellë dhunë ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, e ndaj fëmijëve në veçanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti”.

“Së dyti, në mungesë të skandaleve në institucionin të cilin e udhëhiqi si dhe për t’i zbehur sadopak sukseset në sektorin e bujqësisë, nuk janë të paktë ata që ditë e natë më ndjekin hap pas hapi duke xhiruar vazhdimisht, për të gjetur apo për ta shpikur ndonjë moment në të cilin unë kryej “veprime skandaloze””.

“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali”, ka shkruar Peci.

“Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

“Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

(Kosova Sot Online)