Sveçla reagon pas të shtënave pranë KFOR-it: Qytetarët të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 08:13
Sveçla reagon pas të shtënave pranë KFOR-it: Qytetarët të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimeve për të shtëna me armë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin Potok, përcjell "Kosova Sot Online".

Sveçla ka shkruar ka bërë thirrje të qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri.

Tutje, ministri Sveçla ka shkruar se bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb kanë sulmuar KFOR-in.

Postimi i plotë:

Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale.

Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t'i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit.

(Kosova Sot Online)