Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në Rashkë
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se është nisur për në Rashkë, përcjell "Kosova Sot Online".
Gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”.
“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.
“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka thënë ai.
Dje është raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, se është sulmuar një ekip i KFOR-it.
KFOR-i kanë treguar se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.
(Kosova Sot Online)