Policia zbarkon në shtëpinë e Vis Martinajt

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 09:50
Policia zbarkon në shtëpinë e Vis Martinajt

Policia ka zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Bëhet e ditur se dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

(Kosova Sot Online)