Petar Petkoviq vazhdon “vajtimin”, tani thotë se “serbëve në Kosovë i është hequr e drejta e fesë”

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 09:59
Petar Petkoviq vazhdon “vajtimin”, tani thotë se “serbëve në Kosovë i është hequr e drejta e fesë”

Patriarku serb Profirje, njërit nga propaganduesit më të ashpër kundër Kosovës, ju ndalua hyrja në Kosovë n përcjell "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili thotë se me këtë “serbëve në Kosovë i është ndaluar e drejta për jetën fetare!?”.

“Reagimi i qetë dhe i krishterë i patriarkut ndaj ndalimit të shkuarjes së tij në Kosovë, i ndjekur nga lutja e tij për paqe ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, konfirmon edhe një herë se sa korrekte dhe e drejtë është lufta e popullit serb për mbijetesë në Kosovë dhe shkallën e dhunës në të cilën po ekspozohet populli ynë”, ka pretenduar ai.

“A do të qëndrojë e heshtur përballë kësaj dhune të paprecedentë Evropa e Krishterë, në një kohë kur feston kolektivisht festat e Krishtlindjeve dhe a do ta kapërcejë faktin që një kombi i krishterë në zemër të kontinentit është në fund të fundit i ndaluar t’i lutet Zotit”, përpiqet Petkoviq që propagandën e tij kundër Kosovës ta kthejë në fushën fetare.