Gjakovë: Qeni kafshon një të mitur, arrestohet pronari i qenit

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 10:20
Gjakovë: Qeni kafshon një të mitur, arrestohet pronari i qenit

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar një vajzë të mitur, shkruan "Kosova Sot Online".

E mitura ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është liruar, ku rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që qeni i tij ka dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën femër kosovare të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)