Një i vdekur nga aksidenti në Novosellë të Pejës, lëndohen persona të tjerë

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 10:35
Një i vdekur nga aksidenti në Novosellë të Pejës, lëndohen persona të tjerë

Në Fshatin Novosellë të Pejës sot ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete.

“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

(Kosova Sot Online)