Ish-kryetari i Leposaviqit zbulon dëshirën e serbëve në Veri

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 11:04
Ish-kryetari i Leposaviqit zbulon dëshirën e serbëve në Veri

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, ka thënë se tensionet janë shtuar në territorin e Leposaviqit pas incidentit në Zubin Potokut, përcjell "Kosova Sot Online".

Todiç ka shtuar se Serbia nuk do të lejojë dhunën ndaj popullit serb në Kosovë.

“Megjithatë populli është i vendosur që të vazhdojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona”, pohoi Todiç 

“Është shqetësuese fakti se në stacionin policor janë futur armë, d.m.th snajper dhe kjo tregon qartë qëllimet e Qeverisë nga Prishtina. Gjithçka për të cilën kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë tani po realizohet”, tha Todiç.

Ai ka theksuar se në këtë moment “përcaktimi kyç i shtetit serb është se nuk do të lejojë dhunë ndaj popullit serb në Kosovë”.

“U krijua uniteti, i cili ishte shumë i nevojshëm. Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë nga institucionet e Kosovës kur marrim vetëm dhunë dhe tyta të gjatë prej tyre. Kësaj radhe nuk ka asnjë koncesion, kjo është Serbia për ne, populli nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur”, deklaroi Todiç.

(Kosova Sot Online)