Shqiptari kapet me BMW-në luksoze, ishte vjedhur gjashtë vite më parë në Gjermani

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 11:34
Shqiptari kapet me BMW-në luksoze, ishte vjedhur gjashtë vite më parë në Gjermani

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Austri, përderisa ishte duke vozitur makinën luksoze të tipit BMW, përcjell "Kosova Sot Online".

Pas një kontrolli nga autoritetet, u zbulua se vetura e shqiptarit BMW ishte vjedhur në Gjermani gjashtë vite më parë.

Vetura u konfiskua, kurse edhe u ngrit padi ndaj tij.

Shqiptari jetonte në Itali. Ai tha se e ka blerë makinën në mënyrë të ligjore.

(Kosova Sot Online)