E trishtë: Ishte duke ardhur rrugës për Kosovë, vdes mërgimtari

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 11:44
E trishtë: Ishte duke ardhur rrugës për Kosovë, vdes mërgimtari

Një mërgimtar ka vdekur derisa ishte duke ardhur rrugës për në Kosovë, raporton "Kosova Sot Online".

Lulzim Shala, 57 vjeçar, derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania, ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, në Kroaci.

Një familjar i tij, ka njoftuar se me kohë do të lajmërojnë se kur do të bëhet ceremonia e varrimit.

(Kosova Sot Online)