KFOR- i për incidentin në Zubin Potok: U përfshin persona të panjohur dhe të armatosur

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 12:08
 KFOR- i për incidentin në Zubin Potok: U përfshin persona të panjohur dhe të armatosur

KFOR-i ka dhënë detaje të reja rreth sulmit që ndodhi dje afër patrullës së saj në veri, përcjell "Kosova Sot Online".

KFOR- i ka njoftuar se në këtë incident janë përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur.

“KFOR-i po e heton një incident të tërthortë zjarri më 25 dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it. Në incidient ishin përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur në rajonin e Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.

“Përderisa takimet me të gjitha palët janë planifikuar, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të evitojnë retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta eskalozojnë situatën”, thuhet në njoftim.

“Ne presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga shfaqja provokative e forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë pqë siguirnë e të gjithë komuniteteve. NE u kërkojmë të gjitha palëve që të ndihmojnë ofrimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”.

(Kosova Sot Online)