Gjendet i vdekur një 22 vjeçar në Malishevë, Policia nis hetimet

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 15:30
Gjendet i vdekur një 22 vjeçar në Malishevë, Policia nis hetimet

Një 22 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Mirushë të Malishevës transmeton "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj tregoi se me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes.

“Sot rreth orës 08:50 Policia është njoftuar për një person pa shenja jete në fshatin Mirushë të Malishevës. Me të marrë informacionet, njësia e policisë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”,  tha zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

(Kosova Sot Online)