Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 15:50
Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, katër të lënduar

Në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku, ku katër persona kanë pësuar lëndime, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

” Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)