Patriarku serb fotografohet në kufirin Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 16:16
Patriarku serb fotografohet në kufirin Kosovë-Serbi

Raportohet se të dielën pasdite, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Porfirije kishte planifikuar një vizitë treditore në Kosovë, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tregoi sot se ajo kërkesë mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në një njoftim për media.

Tanjug ka publikuar një fotografi të Porfirije në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Patriarku ka qëndruar në veturë për disa minuta në anën e kontrolluar nga Policia e Kosovës, e më pas është kthyer.

(Kosova Sot Online)