Vdes një person në aksident, arrestohet policja e Kosovës

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 16:38
Vdes një person në aksident, arrestohet policja e Kosovës

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Për këtë aksident është arrestuar një zyrtare policore, e cila është ndaluar për 48 orë.

Zyrtarja policore është ndaluar nën dyshimin se e ka shkaktuar aksidentin me vdekje. Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se policja dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikur publik”.

“Pas marrjes se tretmanit mjekësor, personi që ka shkaktuar aksidentin, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të marrë veprime për sigurimin e prezencës se të pandehurës në procedurë penale. E ndaluara është zyrtare policore për aksidentin sot në Pejë”, ka thënë Nikçi.


(Kosova Sot Online)