Zemaj i dërgon 'selam' Arben Vitisë

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 17:36
Zemaj i dërgon 'selam' Arben Vitisë

Riemërimin e Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë dhe kalimin e tij në një laborator privat gjatë periudhës kur “pushoi” nga aktiviteti publik, e ka komentuar ish-ministri Armend Zemaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zemaj thotë se Vitia e ka shkelur ligjin kur është punësuar për menaxhimin e një prej laboratorëve privatë në Kosovë pak javë pasi kishte lënë detyrën si ministër.

Madje, Zemaj thotë se Vitia është paguar për pozitën menaxheriale, siç nuk është paguar askush tjetër më herët në një institucion shëndetësor.

“Nuk është dëgju ndonjëherë që dikush është paguar me një shumë aq rë majme në pozitë menaxheriale në një institucion shëndetësor”, tha thënë Zemaj.


Ai ka thënë se tash mbetet të shihet rezultati i Vitisë, për të cilin në fakt Zemaj nuk ka pritje të mëdha.

(Kosova Sot Online)