Meta tregon a ka dashur Haxhi Avdyli të bëhet ministër

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 17:58
Meta tregon a ka dashur Haxhi Avdyli të bëhet ministër

“Haxhi Avdyli me siguri do të ishte ekselent” si ministër i Shëndetësisë, ka theksuar deputeti i Listës Guxo, Burim Meta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndonëse do ta donte dikë nga Guxo ministër të Shëndetësisë, Meta tha se ishte i pritshëm riemërimi i Arben Vitisë në krye të këtij dikasteri.

“Sot është në rregull. Jemi brenda të së pritshmës”, tha Meta.

Ai tha se Avdyli vet nuk do të donte të bëhej ministër.


“Haxhi Avdyli as s’ka pasë qef me u bë. Por një përgjegjësie të tillë s’do t’i ikte”, tha Meta.

Ai tha se Vitia ka pasur kohë “të korrigjohet aty ku çalonte”.

(Kosova Sot Online)