Për incidentin në Zubin Potok reagon edhe Letonia

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 18:05
Për incidentin në Zubin Potok reagon edhe Letonia

Rreth inicidentit të mbrëmshëm në Veri të Kosovës ku pati të shtëna me armë, ka njoftuar edhe ministria e Mbrojtjes së Letonisë, 

Letonezët kanë dhënë një version pak më ndryshe se KFOR’i rreth ngjarjes. KFOR ka thënë se gjuajtja ka ndodhur në afërsi të patrullës,  ndërsa letonezët thonë se të shtënat janë bërë në drejtim të tyre.

“Të dielën, më 25 dhjetor, ka pasur të shtëna në drejtim të paqeruajtësve letonezë derisa ata kanë qenë duke patrulluar në Kosovë. Nuk ka viktima nga ky incident. Policia e Kosovës dhe NATO – Policia Ushtarake e KFOR’it kanë hapur hetime” thuhet në njoftimin e  Ministrisë së Mbrojtjes Letoneze.

Image


(Kosova Sot Online)