Pse Irani uli avionin ku ndodhej familja e mitit të futbollit!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 18:21
Pse Irani uli avionin ku ndodhej familja e mitit të futbollit!

Një tjetër kapitull në represionin e disidentëve në Iran, edhe të atyre të njohur.

Autoritetet e Teheranit i kanë urdhëruar një avioni të ulet në territor iranian ndërkohë që ishte në fluturim, sepse brenda ndodhej familja e ish-yllit të kombëtares Ali Daei, sot trajner, që ka shprehur gjithmonë mbështetje për kauzën e protestuesve kundër regjimit të ajatollahut Khamenei.

Bashkëshortja dhe djali i ish-lojtarit të Bayern Munich, deri pak kohë më parë rekordmen i golave ndërkombëtarë, ndodhen në Kish dhe zyrtarisht nuk janë të arrestuar.   

Ndërkohë, protestat në Iran vijojnë prej 100 ditësh, duke shkaktuar më shumë se 320 të vdekur, shumë prej tyre gra.


(Kosova Sot Online)