Zakharova: Situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 19:15
Zakharova: Situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit

Situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit dhr një konflikti të një shkalle të gjerë, sipas zëdhënësës së Rusisë, transmeton Kosova Sot Online.

Këto deklarata, Zakharova i ka bërë gjersa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Përkeqësimi i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, ka thënë Zakharova, transmeton B92.

Gjatë ditës, pas një takimi, Kryeministri i Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it, janë pajtuar që barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen së shpejti për ta mundësuar lirinë e lëvizjes.

(Kosova Sot Online)