Asfaltohet një rrugë në veriun e Kosovës

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 20:15
Asfaltohet një rrugë në veriun e Kosovës

Sot ka përfunduar asfaltimi i rrugës në Maxherë, që ndodhet në veri të Kosovës, ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, është bërë asfaltimin i rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve.

Ai ka thënë se rruga do të shkurtohet  në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës.

“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”, ka shkruar Aliu.

(Kosova Sot Online)