Zogaj: Ja çka dëshirojmë te arrijmë me sheshin deri tek Katedralja!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 20:25
Zogaj: Ja çka dëshirojmë te arrijmë me sheshin deri tek Katedralja!

Ambiciet që rrugën tashmë të mbyllur nga katedralja e deri te hoteli Grand, ta shndërrojë në shesh për qytetarët, u ka shprehur hapur Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga kryetari Përparim Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka deklaruar se modeli të cilin synon ta zbatojë Prishtina, është ai i qytetit Groningen, në Holandë.

Një hapësirë e ngjashme në Groningen ishte shndërruar në shesh vite më parë.

“Groningen para dhe pas!!! Kjo është çka dëshirojmë te arrijmë me sheshin deri tek Katedralja! Na mbështetni. #Prishtina #Rama #Sheshi #Kembesori”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)