A do të jetë viti i ardhshëm më i nxehtë se 2022!

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 20:34
A do të jetë viti i ardhshëm më i nxehtë se 2022!

Shkencëtarët e Met Office kanë konstatuar se viti 2023 do të jetë i nxehtë dhe do pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016, por mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale.

Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius.

Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97 Celsius dhe 1.21C mbi nivelet para-industriale, me një vlerësim qendror prej 1.09 Celsius. Të dhënat për vitin deri në tetor sugjerojnë se temperatura është rreth 1.16 Celsius mbi epokën para-industriale.

Në samitin e klimës COP27, të mbajtur në Sharm el-Sheikh, Egjipt, në nëntor, vendet anëtare ranë dakord për një fond historik të dedikuar për të ndihmuar vendet e cenueshme të goditura nga fatkeqësitë klimatike, raportojnë mediat e huaja.

Profesor Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë të Met Office, tha se ndërsa viti 2023 mund të mos thyejë rekordin e vitit 2016, ka të ngjarë të ketë temperatura të tjera të larta.

(Kosova Sot Online)