Hasani: Është e sigurt që KFOR’i nuk lejon që me i largu barrikadat pa një vendim

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 21:13
Hasani: Është e sigurt që KFOR’i nuk lejon që me i largu barrikadat pa një vendim

KFOR’i nuk e lejon Policinë e Kosovës që t’i largojë dhunshëm barrikadat në Veriun e Kosovës, ka deklaruar Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hasani ka thënë se KFOR ka mandat pengimin e eskalimit të situatës ndërmjet etnive.

Ai thotë se barrikdat mund të hiqen përmes ndonjë marrëveshjeve politike.

“Është e sigurt që KFOR’i nuk lejon që me i hek dhunshëm barrikadat pa një vendim politik pa një marrëveshje politike. Sepse një prej mandative të KFOR’it është pengimi i eskalimit të situatës në mes etnive”, ka thënë Hasani.
Po ashtu, ai ka deklaruar se Serbia nuk është vend armiqësor me NATO’n, siç ka qenë dikur.

Tash e 17 ditë në Veriun e Kosovës serbët lokalë të mbështetur nga Beogradi zyrtar kanë vendosur barrikada në Veriun e Kosovës.

(Kosova Sot Online)