Hasani: Kërkesa e Serbisë për kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë duhet të merret seriozisht

  • A.P /
  • 26 December 2022 - 21:36
Hasani: Kërkesa e Serbisë për kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë duhet të merret seriozisht

Sipas Enver Hasanit, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e Serbisë drejtuar KFOR’it për kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë duhet të merret seriozisht nga Kosova, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se fakti që KFOR’i ka thënë se “janë duke e shqyrtuar kërkesën”, atëherë kjo tregon se një kërkesë e tillë duhet të merret seriozisht nga pala kosovare.


“Është mirë me i bo vlerësimet e duhura munden me u marrë veprimet e gabuara që i dëmtojnë interesat e vendit”, thotë Hasani.

Hasani ka treguar po ashtu se Serbia më nuk konsiderohet “shtet armiqësor i NATO’s”.

Në këto rrethana sipas tij nuk mund të zgjidhet problemi i barrikadave pa marrëveshje politike. 

(Kosova Sot Online)