Moti sot në Kosovë, më vonë pritet të ketë rreshje shiu

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 08:18
Moti sot në Kosovë, më vonë pritet të ketë rreshje shiu

"Prishtina Weather" ka njoftuar se sot në Kosovë pritet të ketë edhe rreshje shiu, shkruan "Kosova Sot Online".

Në vendet në ultësira orëve të mëngjesit do të ketë mjegull.

Ndërsa, gjatë ditës do të shtohen vranësirat.

27.12 - Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vransirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.

28.12 - Vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

29.12 - Vransira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.

30.12 - Kryesisht me vransira.

Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)