Propagandon Lista Serbe: Kurti mund të organizojë sulme ndaj EULEX-it dhe KFOR-it

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 09:23
Propagandon Lista Serbe: Kurti mund të organizojë sulme ndaj EULEX-it dhe KFOR-it

Lista Serbe ka thënë se serbët e Veriut nuk qëndrojnë prapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ata kanë bërë thirrje që KFOR-i dhe EULEX-it që të rrisin vigjilencën.

Sipas tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “hedh gënjeshtra për sulmet ndaj KFOR-it.

“Shtabi i krizës në emër të popullit serb i bën thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të rrisin vigjilencën”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

“Refuzimi i KFOR-it dhe EULEX-it për t’u vënë në shërbim të regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit është arsyeja pse Kurti kërkon të sajojë sulme ndaj këtyre organizatave me gënjeshtra”.

(Kosova Sot Online)