Petkoviq lëshon dezinformata: Kosova po bëhet gati, sulmojnë gratë, pleqtë, fëmijët e burrat

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 09:37
Petkoviq lëshon dezinformata: Kosova po bëhet gati, sulmojnë gratë, pleqtë, fëmijët e burrat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq, tha se vendosja e njësive të ushtrisë dhe MPB-së në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake është “përgjigje ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës” dhe asaj që po bën Kosova për të “kryer një sulm” në veri të Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Kosova e ngriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë, duke i përgatitur ato njësi, tyta të gjata dhe automjete të blinduara për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës me qëllim që të sulmojnë gratë, pleqtë tanë, fëmijët, burrat, njerëzit tanë që vetëm në barrikada mbrojnë të drejtën e jetës së zhveshur”, theksoi Petkoviq në RTS.

(Kosova Sot Online)