Komuna e Prishtinës: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publik

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 09:57
Komuna e Prishtinës: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publik

Komuna e Prishtinës ka nxjerrur një urdhëresë, ku ka ndaluar përdorimin e produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përcjell "Kosova Sot Online".

Në urdhëresë thuhet se këto produkte piroteknike ndalohen në tregje, rrugë dhe sheshe, duke filluar prej datës 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023.

“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndalesa sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”, thuhet në urdhëresë.

(Kosova Sot Online)