Vdekja e 67 vjeçares në Dragash, dyshohet se kishte shenja dhune në trup

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 10:58
Vdekja e 67 vjeçares në Dragash,  dyshohet se kishte shenja dhune në trup

Një grua 67-vjeçare ka vdekur dje në Dragash, ku sipas policisë, viktima kishte pasur shenja dhune në trup dhe në familjen e saj dyshohet se kishte pasur dhunë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti, ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në mënyrë që të kuptohet arsyeja e vdekjes, përcjell "Kosova Sot Online".

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës me urgjencë të dërgohet për kryerje të obduksionit në Institutin e Mjeksësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për të kuptuar shkakun e vdekjes. Po ashtu, lidhur me rastin prokurori ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore”, tha Mehmeti.

(Kosova Sot Online)