Digjet gjatë natës vetura luksoze “Porche”, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 11:30
Digjet gjatë natës vetura luksoze “Porche”, Policia jep detaje

Policia ka njoftuar se në Vlorë, gjatë natës është djegur një makinë e tipit “Porche”, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka treguar se po hetohet arsyeja e shkakut e rënies së zjarrit në makinë.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit D. Q. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit” njofton policia.

(Kosova Sot Online)