Ramush Haradinaj do të del në konferencë për medie sot, nuk dihet arsyeja

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 11:54
Ramush Haradinaj do të del në konferencë për medie sot, nuk dihet arsyeja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media, raporton "Kosova Sot Online".

Në njoftim nuk janë treguar detajet se për çka do të flitet në këtë konferencë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,
Sot, me fillim nga ora 15:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë ngjarje!
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

(Kosova Sot Online)