“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 12:50
“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Në Tiranë qytetarët kanë zhvilluar sot një protestë para ambasadës serbe, të cilët i kanë bërë thirrje Serbisë të ndërpresë fushatën kundër Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Protestuesit kishin të veshur veshje popullor të cilët sipër krahëve kishin vënë flamurin shqiptar.

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, ishin këto thirrjet e qytetarëve para ambasadës serbe në Tiranë.

“Hiqni duart nga Kosova”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve.

(Kosova Sot Online)