Kurti: Nëse KFOR- i nuk i heq barrikadat atëherë këtë do të detyrohemi ta bëjmë ne

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 13:00
Kurti: Nëse KFOR- i nuk i heq barrikadat atëherë këtë do të detyrohemi ta bëjmë ne

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka folur për barrikadat e vendosura në veri të vendit dhe pse KFOR-i nuk po i largon ato, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se nuk e din se pse KFOR nuk po i largon barrikadat ende në veri.

Kurti ka theksuar se nëse KFOR’i  nuk i largon barrikadat, atëherë Kurti ka shtuar se barrikadat  do të detyrohen që ta bëjnë ata.

“Nuk  e di krejtësisht pse e bën këtë. Nuk e di as çfarë biseda kanë pasur atje. Por e di që kjo nuk mundet të zgjas shumë. Nëse KFOR’i  nuk është në gjendje t’i heq barrikadat, apo për arsye të panjohura për mua nuk do, atëherë këtë do të detyrohemi ta bëjmë ne” ka thënë Kurti për portalin Istraga.

(Kosova Sot Online)