Betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 13:41
Betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

Sot në fshatin Çabër të Zubin Potokut është mbajtur mbledhja konstituive për zëvendësimin e 16 asamblistëve, përcjell "Kosova Sot Online".

16 asamblistë janë betuar, të cilët do të jenë në zëvendësim të asamblistëve nga Lista Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor.

13 prej tyre janë shqiptarë dhe tre janë serbë.

Numri i përgjithshëm është 19 asamblistë, ku tre nga ta nuk kishin dhënë dorëheqje më parë.

(Kosova Sot Online)