Barrikadat, Vuçiq: Po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 14:34
Barrikadat, Vuçiq: Po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi

Presidenti i Serbisë,  Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar është vazhdimisht në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare rreth situatës së bllokimit të rrugëve në Veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Vuçiq ka thënë se po bëjnë çmos për të arritur një kompromis dhe për ta ruajtur paqen.

“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar Vuçi1.

Për Vuçiq, Prishtina zyrtare në mënyrë histerike po kërkon heqjen e barrikadave, duke pretenduar kështu se zyrtarët e Qeverisë së Kosovës me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare “po kënaqen me dëbimin e serbëve”.

“Serbët nuk kanë shkuar në barrikada sepse u ka shkuar në mendje dhe gjëja më qesharake është kur Sveçla thotë se do të sulmonin integritetin territorial”.

(Kosova Sot Online)