Ndërron jetë stjuardesa, u ndje keq gjatë fluturimit

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 16:00
Ndërron jetë stjuardesa, u ndje keq gjatë fluturimit

Media britanke raportojnë se një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të një prej avionëve të flotës së kompanisë “Air Albania”, ka ndërruar jetë pasi filloi të ndihej keq gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Shërbimi i Ambulancës NHS Trust, sipas medias britanike, tha se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit të zonës së rrezikshme, një automjet oficeri i ambulancës dhe Ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raportimeve se e reja u sëmur rëndë në bordin e avionit të nisur nga Tirana.

Sërish sipasbishopsstortfordindependent avioni u ul rreth orës 13:00 të datës 21 dhjetor siç ishte planifikuar, ndërsa shërbimi i ambulancës e dërgoi 24-vjeçaren në spitalin Princess Alexandra në Harlow. Fatkeqësisht ajo nuk ia ka dalë.


(Kosova Sot Online)