Majko: Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 16:23
Majko: Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme

Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ka reagaur sot ish-ministri Pandeli Majko, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.

REAGIMI I MAJKOS

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme.
Vendimet e vështira janë afër.
Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton.


Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme një grup aktivistësh ka protestuar para ambasadës së Serbisë në Tiranë dhe ku kanë kërkuar që qeveria shqiptare të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë.

(Kosova Sot Online)