Hoti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 18:07
Hoti paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Duhet të përgatitemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-kryeministri nuk beson se qeveria aktuale do ta përfundojë mandatin.

“Me gjasë duhet të përgatitemi për zgjedhje, sepse kjo Qeveri nuk ka asnjë logjikë të vazhdojë deri në vitin 2025”, tha Hoti.

Ai tha se LDK duhet të angazhohet t’ia shkurtojë jetën kësaj qeverisjeje.


I pyetur nëse ai mund të bëhet sërish kandidat i kësaj partie për kryeministër, Hoti tha se “ne kemi një kryetar të ri” dhe se “tani partia është duke u konsuliduar”.

Hoti tha se LDK-ja po po përgatitet që të angazhohet shumë në opozitëbërje.

(Kosova Sot Online)