Një person gjendet i vdekur në këtë fshat të Kosovës

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 18:28
Një person gjendet i vdekur në këtë fshat të Kosovës

Një 66 vjeçar në fshatin Kuçicë të Skenderajt, sot rreth orës 13:00 është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

”Hetim i vdekjes Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në fshatin Kuqicë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 66 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)