Hill: Shpresoj të mos përsëritet më ndalimi që Kosova i bëri patriarkut serb

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 19:51
Hill: Shpresoj të mos përsëritet më ndalimi që Kosova i bëri patriarkut serb

Rreth ndalimit të vizitës së patriarkut serb Porfirije në Kosovë, ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai tha se për komunitetit serb është e rëndësishme që ta shohë patriarkun.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, tha ambasadori Hill në një intervistë për nova.rs.

(Kosova Sot Online)