Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 20:42
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe motoçiklete në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë.

 

“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)