Osmani: Bandat kri*minale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e Beogradit

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 20:50
Osmani: Bandat kri*minale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e Beogradit

Pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen në atë anë, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

(Kosova Sot Online)