Detaje të reja: 67-vjeçarja nga Kosova dyshohet se u vra nga kunata e saj

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 20:53
Detaje të reja: 67-vjeçarja nga Kosova dyshohet se u vra nga kunata e saj

Në orët e para të mëngjesit të së hënës një grua 67-vjeçare nga fshati Kuk i Dragashit ka vdekur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë, sot Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë arritur prova që vërtetojnë se kunata e saj (N.A) e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të punës “ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njëjta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)